Ministria konfirmon rastin e parë me COVID-19 në burgun 313, u merren...

Ministria konfirmon rastin e parë me COVID-19 në burgun 313, u merren tamponët të tjerë të ndaluarve

80
0
Shares

Në 40 teste të kryera në burgun 313 në Tiranë, një prej tyre ka rezultuar pozitivi. Lajmi është konfirmuar nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përgjigje të interesit të medias, pas përditësimit të bilancit me COVID 19 në Shqipëri.

Ndaj ditën e sotme në ambjentet e burgut janë futur specialistë të ISHP të cilët po u marrin tamponët disa të paraburgosurve të tjerë që kanë kërkuar të testohen pasi dyshojnë se mund të jenë infektuar.

Burimet bëjnë me dije se i paraburgosuri me Covid është izoluar në një dhomë më vetë ndërkohë që avokatët e tij kanë paraqitur kërkesë në gjykatë për lirimin e tij për shkak të sëmundjes.

Gjykata pritet që brenda 5 ditësh të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë vendimin nëse do të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin italian që akuzohet për trafik narkotikësh.

I burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh. Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY