Rama hap prenotimet dhe zbulon çmimet e riatdhesimit: Pagesa e biletës varion...

Rama hap prenotimet dhe zbulon çmimet e riatdhesimit: Pagesa e biletës varion sipas destinacioneve

335
0
Shares

Kryeministri Edi Rama njofton se sot hapen prenotimet për të gjithë ata shqiptarë që duan të riatdhesohen nga Roma ditën e shtunë.

Rama zbulon edhe shumat financiare, sa do iu kushtojë udhëtimi dhe karantinimi 14-ditor në hotelet e Durrësit këtyre qytetarëve.

Mesazhi i Ramës:

🟢 SOT HAPEN PRENOTIMET PËR FLUTURIMET E RIATDHESIMIT QË NISIN TË SHTUNËN NGA ROMA✈️

PAKETA DO TË JETË 100€ PËR FLUTURIMIN QË DO TË PAGUHEN NGA PERSONI DHE 21€ NË DITË PËR AKOMODIMIN 14-DITOR NË HOTEL, PREJ TË CILAVE 14€ DO TË MBULOHEN NGA QEVERIA PËR FJETJEN E SHËRBIMIN, NDËRSA VETËM 7€ DO TË PAGUHEN NGA PERSONI PËR USHQIMIN😍

BESOJ SE KJO PAKETË ËSHTË MËSE E ARSYESHME E FALENDEROJ AIR ALBANIAN DHE OPERATORËT TURISTIKË PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN E TYRE ME ZEMËR SHQIPTARE NË KËTË NISËM ASPAK TË LEHTË, PËR SITUATËN E NDËRLIKUAR QË PO KALOJMË🙏

#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

*çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY