Cili vend evropian hapi shkollat, lehtesimet ne Itali, Gjermani, Hollande, Danimarke etj

Cili vend evropian hapi shkollat, lehtesimet ne Itali, Gjermani, Hollande, Danimarke etj

96
0
Shares

Disa vende evropiane kane nisur lehtesimet e para kryesisht per bizneset ndersa lehtesimet e medha jane zhvendosur ne maj.

Italia ka vendosur rihapjen e disa bizneseve përfshirë edhe libraritë, në përpjekje për të dalë nga kriza në mënyrë graduale.

Edhe Spanja lejoi kthimin në punë të qytetarëve që punojnë në industritë kryesore.

Ndërkohë, qeveria Ceke ka nisur zbatimin e një plani i cili do të lejojë hapjen e disa bizneseve duke zbatuar rregullat e distancimit social.  

Gjermania me më shumë se 130,000 waste të konfirmuara në vend, po konsideron lehtësimin e masave javën e ardhshme.

Danimarka, e cila ishte ndër vendet e para europiane që mbylli kufinjtë dhe pezulloi aktivitetet, ka hapur sot çerdhet kopshtet shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor. Ndërsa shkollat e mesme do të happen më 10 maj.

Vendimi vjen në një kohë që Komisioni Europian pritet të publikojë hartën për heqjejen e masave të kontrollit në te gjithë bllokun.  Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen theksoi se heqja e masave do të jetë e koordinuar në të gjitha shtetet.

Ndryshe nga këto vende, Franca e cila raportoi762 viktima brenda 24 orëve, ndërsa numri total i viktimave arriti në mbi 15 mijë, vendosi zgjatjen e izoliomit deri në 11 maj. Edhe Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e zgjatjes së masave të paktën deri më 7 maj, ndërsa vendi regjistroi  813 të vdekur dhe 93 mijë të infektuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY