Kur do te shohim ndeshje ne stadiume, ndoshta ne vjeshten e 2021

Kur do te shohim ndeshje ne stadiume, ndoshta ne vjeshten e 2021

31
0
Shares
Tifozët e futbollit lypset të presin gjatë deri sa të kenë mundësi të shkojnë për të ndjekur ndeshje në stadiume. Ekspertët rekomandojnë që ndeshjet me praninë e tifozëve të ndërpriten deri vjeshtën e vitit të ardhshëm, transmeton dojce welle.

Akademia Kombëtare gjermane e Shkencave Leopoldina pret që në rastin më të keq ndeshje futbolli me spektatorë të mos ketë deri nga viti 2021. “Me siguri kjo do të zgjasë disa muaj, mund të zgjasë madje deri në një vit e gjysmë”, tha Presidenti i Akademisë,
Gerald Haug për radio-televizionin publik gjerman ARD. Pandemia e koronës do të përfundojë vetëm kur të jetë gjetur një vaksinë.

Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ndërkohë e ka shtyrë takimin e përgjithshëm virtual të planifikuar për të premten në 23 Prill.
Qëllimi është “t’u jepet klubeve dhe DFL kohë shtesë për të përgatitur vendimet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e DFL. Ndeshjet e Bundesligës janë pezulluar të paktën deri më 30 prill.

Edhe Instituti Universitar Italian për Shëndetësinë, një institucion kryesor që këshillon qeverinë italiane për çështje shëndetësore, u shpreh kundër vazhdimit të ndeshjeve të serisë A. Profesor Giovanni Rezza, drejtues i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në këtë institut, tha se nuk mund “të shprehet në favor të vazhdimit të ndeshjeve”. DW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY