Drejtoria e Transportit Rrugor nga neser hap te gjitha sportelet

Drejtoria e Transportit Rrugor nga neser hap te gjitha sportelet

228
0
Shares

Nga nesër rifillojnë shërbimet në sportelet e drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në qytetet e Tiranës dhe të Durrësit.

Njoftim:

NJOFTIM! Nga data 14 Prill, DPSHTRR rifillon të gjitha shërbimet në sportel! ☺️

Në DRSHTRR Tiranë dhe Durrës, oraret DUHET të rezervohen online!
👉🏻https://www.dpshtrr.al/info-dhe-risi/rezervo-online-takimin-sherbime

⏰Orari: E Hënë-e Premte, 08:00-16:00!

🔶Për shërbimet e lejedrejtimit dhe pagesën e taksave, në Tiranë duhet të drejtoheni te zyrat e NSHARAK! Ndërsa DRSHTRR Tiranë-Kashar, mirëpret të gjithë të interesuarit për shërbimet e mjeteve!
🔶Për shërbimet e lejedrejtimit, do ofrohen: rinovimet e lejedrejtimeve për qytetarët që iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë para 13 Marsit, lejedrejtimet e përkohshme, lejedrejtimet ndërkombëtare dhe konvertimet e lejedrejtimeve, testimet teorike të kandidatëve që kanë përfunduar ciklin e teorisë së lejedrejtimit deri në 13 Mars 2020, ndërsa regiistrimet për kandidatët e rinj do të njoftohen në një moment të dytë!

GJITHÇKA ME MASA SIGURIE, DISTANCA, KUFIZIME E KUSHTE të përshkruara në website tonë www.dpshtrr.gov.al ku patjetër mund të na kontaktoni edhe për çdo informacion!
#DPSHTRR #MIE #KujdesMasatCovid19

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY