Policia nxjerr pamjet me policet e Shqiponjave qe kapen Bilbilin

Policia nxjerr pamjet me policet e Shqiponjave qe kapen Bilbilin

204
0
Shares

Policia ka dhene pamje te dy policeve qe u perfshine ne perpjekjen me arme zjarri per kapjen e nje personi nder me te kerkuarit ne Shqiperi. Vet ky i fundit. Orgest Bilbili i dyshuar per disa vepra te renda penale mbeti i plagosur ndersa u qellua pa dashje dhe nje kalimtare.

Dy policet u pane ne nje video gjate takimit me ministrin e Brendshem, Sander Lleshaj. Njeri nga policet tregoi ngjarjen ku tha se Bilbili i nxori pistoleten dhe iku.

“Qellova ne ajer, fillimisht, tha ai dhe me pas ne drejtim te kembeve te personit te kerkuar”

Po ashtu policia ka pasqyruar edhe gruan e plagosur ne spital si dhe ministrin Lleshaj qe i dergoi nje tufe me lule dhe ndjese per incidentin.

Postimi i Lleshajt:

Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri.

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë 🇦🇱👮‍♂️🇦🇱

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY