Reagon ish deputeti i PD, Pollo: Rama, dënimet për karantinimin më të...

Reagon ish deputeti i PD, Pollo: Rama, dënimet për karantinimin më të larta se Kina popullore

35
0
Shares

Ish deputeti i PD, Genc Pollo ka kundërshtuar sonte masat e larta të dënimeve propozuar nga qeveria për rastet e karantinimit apo gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria ka përgaditur një draft që pritet të kalojë në Parlament pas pak ditësh.

Postimi i Pollos

Rama, me burgimet që as Kina Popullore nuk i ka, tregon se po e humbet mendjen a toruan.
Fatkeqsisht kemi edhe një sinjal më shumë se qeveria po humbet mendjen e toruan, ndërsa gjithë shoqëria përballet me sfidën shëndetësore dhe social-ekonomike të epidemisë covid19.
Qeveria Rama njofton se do të ashpërsojë, madje në disa raste trefishojë, dënimet penale për shkelësit e karantinës; madje dënimet me burg don t’i bëjë edhe më të rënda se në Kinën Popullore.

Ndërkohë që tek ne, nga fillimi i marsit e deri sot, qytetarët kanë reaguar me përgjegjësi ndaj apelit publik për distancim social, kufizim të daljes në rrugë e të aktivitetit publik. Për më tepër apeli publik është mbështetur njëzëri nga politikanë të mazhorancës e të opozitës, autoritete shëndetsore dhe personalitete publike.

Edhe kur tek tuk janë shkelur rregullat, ligji në fuqi ofron masa shtrëngimi e dënime të bollshme. Nuk raportohet që policia t’i ketë përdorur gjerësisht ato masa; aq më pak rezulton se qenkan tepër të buta e të pamjaftueshme.

Sa për ligj e rregull po të flasim për ndëshkim penal, duhet të fillojmë me ata që urdhëruan bllokimin e dhjetëra qytetarëve shqiptarë për tre netë në kufi, duke shkelur me katër këmbë ligjet, kushtetutën e konventat europiane.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY