Qeveria po bllokon shpërndarjen në internet të lajmeve që kanë lidhje me...

Qeveria po bllokon shpërndarjen në internet të lajmeve që kanë lidhje me opozitën

44
0
Shares

Përmes mekanizmave tashmë të njohur të Tor’s and Bot’s qeveria apo skuadra të caktuara prej saj po bllokojnë shpërndarjen në internet të lajmeve që kanë lidhje me opozitën dhe qëndrimet e tyre për koronavirusin.

Kjo është vënë re që dje ndërkohë që faqet të cilat nuk janë të afiluara me qeverinë po raportohen në mënyrë sistematike në Facebook dhe faqe të tjera si fyese, deningruese , raciste dhe pornografike që prej kur ka nisur ndalesa e qeverisë për koronavirusin.

Mjafton të bëni krahasimet mes katër postimeve më poshtë të cilat janë shpërndarë në Facebook pothausje në të njëjtën kohë e kupton se tashmë kompania e paguar nga qeveria në Gjermani për të mbrojtur qeverinë dhe ministrant nga cënimi I dinjitetit po bën punë ne saj. Akroamx deklaroi pak kohe me pare se ka nje kontrate te tille per te mbrojtur nga ‘lajmet e rreme’ qeverine dhe institucione te tjera te saj.

Për një kohë pothuajse të njëjtë edhe pse të shkurtër, disa minuta, lajmet me Kryministrin Rama dhe ministren Manastirliu kanë ecur të paktën 20 herë më shumë se sa lajmet me opozitën, përkatësisht dy deklarata; një e Alibeajt dhe tjetra e Spahisë.

Kjo është një thyerje e rregullit. Zakonisht lajmet me oppozitën ecin më shumë dhe më shpejt ne internet dhe rrjetet sociale. Kjo sjellje e qarkullimit të lajmit po vihet re prej dje, ndërsa sot pothuajse ka bllokim.

Ndërkaq kompanisë më famëkeqe për median e lirë shqiptare i shtohen disa qindra zyrtarë të IT në Tiranë si dhe grupe militantësh që kanë mësuar internetin.

Kjo është shtypje e fjalës së lirë dhe këtë po e bën qeveria. Asnjë njeri normal nuk duhet të bëjë këtë veprim që dëmton jo thjesht informacionin por në këto ditë edhe jetën e mijëra qytetarëve. Media nuk është parti politike, thjesht jep informacion që ju vlen si atyre që duan qeverinë, edhe atyre që nuk e  duan atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY