Shkon ne 19 numri i viktimave nga Covid 19, sonte nderroi jete...

Shkon ne 19 numri i viktimave nga Covid 19, sonte nderroi jete gruaja nga Tirana

63
0
Shares

Ka shkuar ne 19 viktima numri i personave qe humben jeten nga covid 19 ne Shqiperi. Një 84-vjeçare nuk ka mundur dot të fitojë betejën e saj me koronavirusin, duke ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës në Spitalin Infektiv.

Prej 4 ditësh ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Infektiv dhe vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese si artrit reumatoid, fibrillation arterial dhe hipertension. 84-vjeçarja ishte nga Tirana me inicialet S.D., konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve të së ndjerës.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe  nje 67 vjecar i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Gjatë ditës së sotme janë shtuar 29 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa numri total i të infektuarve ka shkuar në 333 raste.

Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 99 pacientë.

Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë                               157 raste
– Durrës                               33 raste
– Lushnje                              5 raste
– Elbasan                              9 raste
– Fier                                   25 raste
– Kavajë                               8 raste
– Rrogozhinë                        4 raste
– Korçë                                16 raste
– Vlorë                                  5 raste
– Shkodër                            31 raste
– Lezhë                               14 raste
– Berat                                 1 rast
– Has                                    9 raste
– Krujë                                  5 raste
-Tropojë                               4 raste
– Pukë                                  4 raste
– Mirditë                               3 raste

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY