Kisinger paralajmeron pasojen katastrofike nga koronavirusi

Kisinger paralajmeron pasojen katastrofike nga koronavirusi

243
0
Shares

Ish-Sekretari Amerikan i shtetit Henry Kissinger paralajmëroi se koronavirusi mund të shkaktojë një “katastrofë ekonomike” që mund të zgjasë për breza të tërë. Ai e tha kete ne nje artikull ne Wall Street Journal.

Ky skenar sipas tij, mund të ndodhë nëse nuk merren masat e duhura.

Kissinger, i cili shërbeu gjatë kohës së Presidentit Nixon dhe Presidentit Ford, thekson ne kete shkrim se “kjo situatë mund t’ia vërë flakën botës”.

96-vjeçari beson se Shtëpia e Bardhë ka bërë ‘një punë të mirë për të shmangur katastrofën e menjëhershme’, por shton se qeveria duhet të punojë me efikasitet dhe në një mënyrë largpamëse për të mposhtur sëmundjen, jo vetëm për të rimarrë besimin e amerikanëve, por edhe të botës.

Ai thotë se SHBA-të duhet të punojë shpejt për të gjetur një kurë, një hap për të rindërtuar ekonominë globale dhe për të mbrojtur “rendin botëror liberal”, duke shtuar se as vëtë SHBA-të  nuk munden me një përpjekje thjesht kombëtare të kapërcejë virusin”.

Kissinger shkruan:

“Kur pandemia e Covid-19 të mbarojë, shumë vende, institucione do të perceptohen sikur kanë dështuar. Nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë është e parëndësishme. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas koronavirusit.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY