Dua Lipa, shfaqet gjigande në tabelën elektronike më të madhe ne Times Square New York.

Ndaje

Nga Beqir SINA – New York

NEW YORK CITY : Dua Lipa shfaqet në reklamat e sheshit të famshëm në Times Square qytetin e New York që ka numërin më të madh të infektuarve dhe të vdekurve me coronavirusin COVID-19.
Me anë të disa reklamave elektronike në sheshin kryesor të New York, rrjeti muzikor Spotify ka prezantuar këngëtaren me origjinë shqiptare edhe në Amerikë me albumin e saj më të ri të titulluar : Nostalgia Future – New albumi Dua Lipa.
Këngëtarja e suksesshme, nga Kosova me pashaport të Anglisë ka publikuar albumin e ri i cili është Future Nostalgia dhe është albumi i dytë në studio nga këngëtarja angleze Dua Lipa. 
Ky album u lëshua në 27 Mars 2020 nga Warner Records, pasi përfundoi në tërësi dy javë para datës fillestare të lëshimit të saj, 3 Prill 2020. 
Duke filluar punën në album në fillim të vitit 2018, Lipa regjistroi bashkëpunoi me tekstshkruarjtës dhe producent të tillë si Jeff Bhasker, Ian Kirkpatrick, etj. Stuart Price, The Monsters and Strangerz dhe të tjerët, me qëllim krijimin e një albumi “nostalgjik” të pop-it dhe disko me ndikime nga muzika dance-pop dhe elektronike, frymëzuar nga artistë si Gwen Stefani, Madonna, Moloko, Blondie dhe Outkast
loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje