Rama zbut aktin normativ për qiratë, do paguajnë por me këste

Rama zbut aktin normativ për qiratë, do paguajnë por me këste

54
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar pe në lidhje aktin normative për qetarë duke iu këkruar qiramarrësve që të pagujanë me këste qeranë ë papaguar siopas një marrëveshjeje.

Duke folur në një lidhje në emisionin “Opinion”, Rama shpjegoi që qeraja e këtyre dy muajve, e pezulluar për disa kategori të caktuara, do të shlyhet në mënyrë proporcionale nga qeramarrësit, pas 31 Majit, sipas një dakordësie mes qeramarrësit dhe qeradhënësit.

Rama shpjegoi se ky akt normativ përfshin familjarët që kanë një banesë me qera dhe kanë pezulluar punët, studentët dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit.

“Të gjithë qiramarrësit individë, që kanë kontratë për banesë, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe që kanë një kontratë pune dhe e kanë pezulluar apo zgjidhur si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID -19, nuk do ta paguajnë qeranë për 2 muaj, Prill dhe Maj.

Po kështu edhe qiramarrësit studentë.

Po kështu, të gjithë sipërmarrësit, persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë në vit, që kanë kontrata noteriale qeraje përpara epidemisë, nuk do ta paguajnë detyrimin Prill dhe Maj. Dhe më pas, detyrimi i parapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qeramarrësi  në mënyrë proporcionale pas 31 Majit 2020, për të shlyer detyrimin deri në fund të kontratës”, u shpreh Rama duke shpjeguar që ky akt nënkupton ndërhyrjen e domosdoshme të qeverisë për ta uniformizuar një marrëdhënie, duke i dhënë mundësinë të parëve atyre që janë më në hall: pensionistët familjet në ndihmë ekonomike dhe bizneset e vogla.

“Të gjithë qiramarrësit që kanë probleme do t’i drejtohen drejtorisë së tatimeve dhe qeradhënesi do të ndëshkohet me një gjobë deri në 5 -fish të vlerës së qerasë përkatëse”, tha Rama. Por Kryeministri shpjegoi se do të ketë një trajtim specifik për individët të cilët të ardhurat e qerave i kanë mënyrë jetese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY