Covid 19 gjendet atje ku nuk pritej, rrëzon një mit të vendosur...

Covid 19 gjendet atje ku nuk pritej, rrëzon një mit të vendosur nga OBSH

316
0
Shares

Shkencëtarët në Universitetin e Nebraska gjetën gjurmë të virusit në dhomat e pacientëve me COVID-19 dhe në korridoret në dhomat e izolimit. Gjetja është e frikshme dhe rrëzon të gjitha udhëzimet që janë dhënë deri tani në lidhje me maskat. Koronavirusi mund të gjendet në ajër dhe madje edhe kur pacientët nuk ndodhen në dhomë, sipas shkencëtarëve të Nebraska.

“Ne identifikuam një numër të mostrave të gjeneve në ajër, të cilat konfirmuan përparësinë e mbrojtjes së frymëmarrjes, sa herë që të jetë e mundur, dhe përparësinë e përcaktimit të presioneve mjedisore negative”, tha John Lo, bashkautor i hulumtimit nga Interprofessional Training and Health Training, transmeton Neë York Post.

Studimi përdori mostra ajri nga 11 dhoma spitalore ku u zbulua një përqendrim i lartë i COVID-19. Gjithashtu janë analizuar mostrat nga korridoret jashtë ambienteve ku hynin dhe dilnin personeli i spitalit, dhe ato mostra ishin pozitive, thuhet në raport.Studiuesit thanë që hulumtimi nuk vlerëson nëse virusi në ajër është ngjitës apo jo, por forcon nevojën për pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor derisa të zbulohen gjetje më të qarta mbi këtë temë.

Sipas bashkautorit të studimit Joshua Santarpi, profesor i asociuar i patologjisë dhe mikrobiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Nebraska, studime të tilla kontribuojnë në të kuptuarit e masave paraprake të përshtatshme për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe ata që kujdesen për pacientët gjatë një virusi pandemik koronar.

“Hulumtimi është duke vazhduar dhe do të na ndihmojë të kuptojmë më mirë transmetimin, dhe do të ndihmojnë në identifikimin e mënyrave në të cilat mund të përmirësohet siguria e kujdesit për pacientët me këtë sëmundje”, tha Santrapi. Organizata Botërore e Shëndetit tregon se COVID-19 transmetohet nga spërklat, kollitja ose teshtitja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY