Rama: Nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të levizjes

Rama: Nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të levizjes

102
0
Shares

Qeveria zgjati sot pa afat masat shtrënguese deri në fund të pandemisë ndërkohë që pak më vonë Rama lajmëroi se do të jepte një lajm të mirë.

Dhe kështu ndodhi,  Rama njoftoi se po diskutohen një plan i lehtësimit gradual të masave deri në mesin e këtij muaji. Ndërkohë nga java e ardhshme do të ketë lehtësira të lëvizjes.

Rama: Ne po detajojmë një plan të lehtësimit gradual të masave që do të hyjë në zbatim menjëherë sapo të shohim zbutje të kurbës. Nuk e dimë kur do të ndodhë por deri në mes të prillit do të kuptojmë sa thellë është shtrirë ky armik mes nesh. Po studiojmë disa lehtësira edhe për lëvizjen duke filluar me pikatore nga java e ardhshme. Prisnim kërcim të numrave në javën që lamë pas por nuk ndodhi as këto ditë. Na bën optimist por nuk do të thotë asgjë deri sot. Vigjilencë dhe rezistencë. Fati i kësaj lufte nuk varet vetëm nga ky armik por edhe rezistenca jonë.Do të jetojmë me ditën, jo me javën dhe as me muajin sepse ndryshe se fitojmë dot këtë luftë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY