Si kryhet aplikimi për pagën njëmujore dhe kur do të merret

Si kryhet aplikimi për pagën njëmujore dhe kur do të merret

299
0
Shares

Paga e personave të mbetur papunë në biznesin e vogël do të jepet javën e parë të prillit. Përfitues do të jenë bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, të cilëve shteti do të paguajë pagën minimale prej 26 mijë lekësh per cilindo person të vetëpunësuar apo punësuar.

Si aplikohet për të përfituar pagën?

Subjektët përfituese duhet të plotesojne formularin e vendosur në faqen online efiling, te drejtorise se tatimeve .

Aty formukari e kërkon që të deklarohen të dhënat për niptin e kompanisë, emrat e punonjësve, numrin e telefonit apo email, bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse dhe numrin e llogarisë dhe Iban.

Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat e administratës tatimore, kryejnë verifikime nëse subjektet përfituese jane mbyllur. Shtrirja e efekteve të këtij vendimi do të jetë për sa kohë zgjat pandemia, por jo më gjatë se 3 muaj, ndersa në total fondi i ndihmës ekonomike kap shifren e 58.5 mln dollarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY