Meta rrëzon aktin normative për Operacionin Forca e Ligjit

Meta rrëzon aktin normative për Operacionin Forca e Ligjit

87
0
Shares

Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim dy ditë më parë aktin normativ për Operacionin Forca e Ligjit. Sipas Presidentit akti normativ bën të mundur që kzekutivi ti rrëmbjejë  me forcë Prokurorit funksionet kushtetutese dhe proceduriale për ushtrimin e hetimit dhe ndjekjes penale.

Në arsyetimin e kreut te shtetit akti normativ me fuqinë e ligjit nuk është nxjerrë në kushtet e urgjencës apo të një boshllëku legjislativ duke shkelur parimin e balancimit të pushteteve. Meta rendit si një tjetër shkelje flagrante prezumimin e pafajësisë, për personat të cilët janë subjekt i këtij ligji, të cilëve u sekuestrohet edhe prona në shkelje te nenit 41 të Kushtetutës i cili garanton të drejtën e pronës private.

Në tërësi Presidenti Meta jep 7 arsye për këtë kthim ku ndër të tjera thotë se :

Nuk është urgjent dhe i nevojshëm; Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve; Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë; Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës; Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese; Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY