Ndryshoi proçedura, por numri i qytetarëve që dalin për pazar vijon të jetë i lartë

Ndaje

Plot 54 mijë qytetarë kanë aplikuar dje (e diele, 29 mars) për lejen për daljen për të bërë pazar sot.

Shumica kanë kërkuar dalje në fashën e orarit 10- 11 të paradites, raporton Ora News.

Nga një vëzhgim duket se jo të gjithë qytetarët që kanë dalë kanë lejen e policisë. Kjo vihet re dhe nga fluksi i qytetarëve nëpër rrugë dhe i makinave.

Nga ana tjetër, procedura e aplikimit ka treguar se eshte e tejzgjatur, me probleme ne ngarkim dhe shpeshhere bllokohet duke mos siguruar asgje per qytetaret.

Të shtunën e 28 marsit qeveria mori vendim për kufizimin drastik të lëvizjes në 1 orë dhe ka të drejtë të dalë vetëm një pjesëtar i familjes, i cili paraprakisht duhet të marrë lejen në e-albania ose duke dërguar sms në numrin 55155.

/DRONIi.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje