Aksident tragjik në autostradën Prishtinë-Shkup, 3 viktima

Aksident tragjik në autostradën Prishtinë-Shkup, 3 viktima

42
0
Shares

Tre persona humbën jetën këtë mbrëmje në një aksident të rëndë që ndodhi në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi  të Babushit, njoftoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

Ajo tha se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19.00.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre  personave”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo ka bërë me dije se si pasojë e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY