Zyrtari i lartë amerikan, mesazh të zymtë për koronavirusin: Do bëhet më...

Zyrtari i lartë amerikan, mesazh të zymtë për koronavirusin: Do bëhet më keq!

179
0
Shares

Zyrtari kryesor shëndetësor i qeverisë amerikane dha të hënën një mesazh të zymtë, duke paralajmëruar se gjendja e koronavirusit në vend po keqësohet.

Në komentet që bëri për televizionin NBC, Dr. Jerome Adams tha:

“Dua  Amerika  kuptojë se këtë javë gjendja do  keqësohet, duke paralajmëruar se një pjesë e njerëzve nuk po e zbatojnë si duhet distancimin social.”

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në SHBA sot kishte 35,530 të konfirmuar pozitivë me koronavirus. Numri i vdekjeve deri tani është 473.

Shumë njerëztha Dr. Adams, mendojnë se kjo nuk mund t’u ndodhë atyre. “Duam  me çdo kusht secili  qëndrojë  shtëpi,” bëri thirrje zyrtari.

Shtetet e Bashkuara janë pothuajse në gjysmën e periudhës 15 ditore, në të cilën sipas planit duhet të zbutet ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, për të mos lejuar mbingarkesën e objekteve shëndetësore me persona të sëmurë rëndë.

Ndërkohë, qeveria dhe të dyja dhomat e Kongresit po nxitojnë për të siguruar miratimin e një plani financiar i cili të shmangte një sfidë të rëndë ekonomike dhe të ndihmonte me para dhe kredi amerikanët që humbasin punën dhe bizneset. Në senat po debatohet një paketë gjigante shpëtimi prej 1,8 trilion dollarësh, tani që koronavirusi ka detyruar miliona banorë të mos dalin nga shtëpia.

Në një koment në Tëitter, Presidenti Trump shkruante se “Ne nuk mund të lejojmë që ilaçi të jetë më i rëndë se sa vetë problemi. Në mbarim të periudhës 15 ditore, – shkruante ai, – do të marrim një vendim se cilën rrugë do të zgjedhim.”

Duket se Presidenti po sugjeron që udhëzimet për distancimin social të zbuten në mbarim të periudhës 15-ditore, edhe pse deri tani janë të paktë ekspertët shëndetësorë që mendojnë se kjo periudhë mjafton për të ditur nëse masat e vetizolimit e kanë ulur fuqinë e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut bëri thirrje sot që qeveria federale dhe qytetarët të luftojnë përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara filloi një sërë masash të jashtëzakonshme për të zbutur ndikimin e pandemisë tek ekonomia.

Kryebashkiaku de Blasio ngriti sot alarmin, ndërsa senatorët po përpiqen të gjejnë gjuhën për një ligj lehtësimi ekonomik, të ndërgjegjshëm se nëse nuk ja dalin ta miratojnë, kjo do të ketë efekt shkatërrimtar ndaj shteteve amerikane, qyteteve, dhe bizneseve, si dhe se do të shkaktonte humbje të mëtejshme në bursat amerikane.

Dua t’u bëj thirrje të gjithëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, se duhet të ndihmoni qytetet, shtetet, spitalet publike dhe ato private. Duhet t’u siguroni të gjithëve ndihmë të drejtpërdrejtë“, tha zoti de Blasio. Kryebashkiaku i qytetit më të populluar në Shtetet e Bashkuara, e zgjeroi thirrjen e tij për ndihmë për paisje frymëmarrjeje dhe furnizime mjekësore. Ai filloi tashmë t’u bëjë thirrje qytetarëve.

Kushdo qoftë që mund të na i sigurojë këto furnizime… Na kanë mbetur vetëm pak ditë për t’u bërë gati. Ky është realiteti“, tha zoti de Blasio.

Sipas Mark Levine, kryetar i komisionit të shëndetit të qytetit të Nju Jorkut, në spitalet e qytetit janë shtruar deri më tani 1800 pacientë me virusin COVID-19. Nga këta, 450 janë në pavionët e kujdesit intensiv.

Njujorkezët ndërkohë po e luftojnë koronavirusin me të gjitha mënyrat: duke respektuar udhëzimet e qeverisë, rekomandimet e autoriteteve të shëndetësisë, si dhe duke u përpjekur të qëndrojnë të fortë, ashtu siç përballuan sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Shumë njujorkezë, ashtu si njerëzit në mbarë botën, e gjejnë forcën e tyre tek familjet. Nuk është pra për t’u habitur pse disa çifte refuzuan të shtyjnë planet për t’u martuar dhe u panë duke bërë celebrimin të veshur me doreza apo maska në ceremoni të drejtuara nga zyrtarë që u qëndrojnë larg.

Moti i ngrohtë i pazakontë tërhoqi gjatë fundjavës njerëzit në parqet e Nju Jorkut, të cilët dolën për të bërë vrap, për shëtitje me biçikleta, apo për të luajtur përjashta me fëmijët.

Por, jeta e qytetit është shumë larg normales, thotë studiuesi Kannan Srinivasan, i cili ka bërë shumë punë kërkimore në një degë të specializuar të Bibliotekës Publike të Nju Jorkut.

E dija që mund të mbyllej, kështu që i parapriva duke huazuar të gjithë librat që normalisht shfrytëzoj nga biblioteka. I solla në shtëpi në mënyrë që të mundem të vazhdoj punën“, i tha ai Zërit të Amerikës nëpërmjet email-it. “Por, shumë kohë humbet duke ndjekur lajmet, duke ndjekur masat parandaluese etj. Pra, kam bërë shumë pak punë”.

Zoti Srinivasan shton se duke qenë se edhe bashkëshortja do të fillojë të punojë nga shtëpia, ai është i shqetësuar se mund të nervozohen kollaj.

Por, ai thotë se janë të impresionuar me reagimin e guvernatorit të tyre, Andreë Cuomo, dhe të kryetarit të bashkisë, Bill de Blasio.

Shifrat janë duke u rritur çdo orë. Shteti i Nju Jorkut pati gati 16 mijë raste të konfirmuara, ndërkohë që të premten ishin vetëm 5100, ndërsa një javë më parë vetëm 800.

Në Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar mbi 33 mijë raste me virusin COVID-19, si dhe 400 vdekje, nga të cilat 117 në shtetin e Nju Jorkut.

Guvernatori Coumo ka fajësuar më së shumti administratën Trump, në veçanti për vonesat për të miratuar kompletet e testimit për virusin. Guvernatori Cuomo konfirmoi rastin e parë me koronavirusin më 1 mars.

Qeveria federale autorizoi qytetin e Nju Jorkut të krijojë testimin e tij më 11 mars. Që nga ai moment, Nju Jorku ka zhvilluar 45 mijë testime.

Në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit, zoti Cuomo urdhëroi të gjithë njerëzit që punojnë në sektorë jojetikë të qëndrojnë në shtëpi, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Ndërsa bizneset jetike që do të qëndrojnë hapur janë ushqimoret, farmacitë dhe mjetet e transportit publik. Shkollat janë mbyllur në Nju Jork dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Kufizimet filluan ndërsa spitalet po përballeshin me mungesa të maskave të sigurisë, të paisjeve ndihmëse për frymëmarrjen dhe furnizime të tjera të kujdesit shëndetësor.

Kryebashkiaku De Blasio i kishte bërë thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që t’ia caktojë ushtrisë amerikane prodhimin dhe shpërndarjen e furnizimeve mjekësore.

Nuk mundem ta them më troç. Nëse presidenti nuk vepron, do të vdesin njerëz që mund të kishin jetuar“, tha zoti de Blasio gjatë emisionit “Meet the Press” të kanalit NBC.

Disa orë më vonë, Presidenti Trump tha se urdhëroi Agjensinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) që të dërgojë spitale ambulatore në shtetet Uashington, Kaliforni dhe Nju Jork.

Për Nju Jorkun, kjo do të thotë se do të shtohen 1000 shtretër spitalorë. Presidenti gjithashtu urdhëroi që një nga anijet spitalore të marinës amerikane të ankorohet në portin e Nju Jorkut.

Të dielën, shteti Nju Jork ia kaloi shtetit Uashington për numrin e viktimave.

Gjithashtu, guvernatori u kërkoi spitaleve të gjejnë mënyra për të rritur numrin e shtretërve me 50%, për shkak të parashikimeve të zyrtarëve të shëndetësisë se rastet me COVID-19 që do të kenë nevojë për kujdes të avancuar mjekësor, mund të kalojë 100 mijë në shtetin e Nju Jorkut gjatë javëve të ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY