Viktima nga Kavaja, kur erdhi në Shqipëri, detaje të kontakteve

Viktima nga Kavaja, kur erdhi në Shqipëri, detaje të kontakteve

296
0
Shares

Pacienti nga Kavaja që ndërroi jetë nga COVID-19 quhte Nadir Ismaili dhe është viktima e katërt në shkallë vendi.

I ndjeri erdhi në Shqipëri më 27 shkurt nga Milano dhe pasi qëndroi 5 ditë në Kavajë, ai preu biletë për në Itali më 9 mars, udhëtim që nuk e bëri.

Nga data e ardhjes në Shqipëri deri në 6 mars ai nuk rapotohet të kishte shqetësime shëndetësore, por nuk përjashtohet mundësia që të ishte mbartës i COVID-19, raporton Balkanëeb.

Gjatë kësaj periudhe ai ka lëvizur lirshëm në qytet duke bërë një jetë normale dhe takuar miq dhe të afërm. Pasi ka shfaqur shenjat ai është vetkarantinuar për 4 ditë deri në bërjen e tamponit, i cili e nxori të ishte pozitiv. Pas këtij lajmi në vetëkarantinim është futur edhe familja e tij, megjithëse deri tani asnjë prej tyre nuk rezulton të jetë i prekur me COVID-19.

Viktima posedon një ndërtesë 5 katëshe në Golem, ku ka disa dhoma që i jepte me qira gjatë verës, të cilin e menaxhon krushku i tij, pasi ai qëndronte më shumë në Itali.

Aktualisht në Kavajë është duke u respektuar kufizimi i lëvizjes pasi qytetarët i janë bindur urdhrit për të dalë në fashën e orarit që lejohet, 05:00 – 13:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY