Inspektoriati Shëndetësor, vendosi gjoba deri në 1 milionë lekë

Inspektoriati Shëndetësor, vendosi gjoba deri në 1 milionë lekë

177
0
Shares

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 1510 inspektime dhe monitorime ndërsa ka vendosur vendosur 4 gjoba.

Gjobat janë vendosur për një bar-restorant në Gjirokastër, i cili është gjobitur me 1 mln lekë si dhe një subjekti tregtar në Durrës, i cili është gjobitur me 500 mijë lekë.

Dy gjobat e tjera janë vendosur në Dibër, për një market dhe një farmaci, të cilët janë gjobitur gjithashtu me nga 500 mijë lekë.

Njoftimi i ISHSH:

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për parandalimin e përhapjes së COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në të gjithë vendin për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në 10 ditët e fundit janë vendosur 14 gjoba ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje. Vetëm sot, më datë 23 mars 2002, janë kryer 1510 inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur 4 gjoba nga:

ISHSH, dega rajonale Gjirokastër, bazuar në denoncimin e ardhur nga Salla e Policisë, ka vendosur gjobë në vlerën 1 000 000 lekë ndaj subjektit bar/restorant me person fizik S. Ç., i cili u konstatua i hapur në shkelje të Urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për mbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve.

ISHSH, dega rajonale Durrës, ka vendosur gjobë 500 000 lekë ndaj subjektit person juridik “Gourmet & Co”. Subjekti u konstatua se ushtonte aktivitetin në kushte të papërshtatshme dhe ishte bërë pike grumbullimi për shumë klientë.

ISHSH, dega rajonale Dibër, ka vendosur 2 (dy) gjoba në vlerën 50 000 lekë, secila për dy subjekte. Subjekti me aktivitet market, me person juridik “JASHARI”,  dhe subjekti me aktivitet farmaci.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për respektimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID -19.

#INSPEKTORATISHTETËRORSHËNDETËSOR

Fotografia e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

Fotografia e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

Fotografia e Inspektorati Shtetëror Shëndetësor - ISHSH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY