SHENIM/ Po te vepronte ne kohe Edi Rama

SHENIM/ Po te vepronte ne kohe Edi Rama

134
0
Shares

N/kryetari i PD, Edmond Spaho tha sot se Rama nuk po bën mjaftueshëm. Sot beteja është për jetë a vdekje! Aiduhet te degjojë dhe të veprojë pa vonesë, thekson Spaho.

Deklarata e Spahos:

Po te vepronte në kohë Edi Rama nuk do të kishte njerezit ne cadra sot, apo ne banesa te demtuara, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga tërmeti.
Po te vepronte Edi Rama qe kur filluan te binin sirenat e alarmit ne Itali dhe Kryetari i Opozitës Lulzim Basha kërkoi marrjen e masave, nuk do kishim një situatë kaotike sot dhe personat e infektuar do ishin nën mbikëqyrje mjekësore sic ligji e kërkon.
Po te vepronte Edi Rama në kohë do kishim nje numer te konsiderueshem respiratoresh dhe jo ne mes te krizes te hapej me urgjence per 24 ore tenderi. Ende sot nuk e dimë numrin e respiratorëve që kemi në dispozicion.
Por te vepronte në kohë Edi Rama, qe kur i beri thirrje opozita, do i kishte pajisur mjeket me veshje mbrojtese dhe nuk do te rrezikonin shendetin, kur deri tani zyrtarisht kemi 9 mjeke dhe infermiere te infektuar e shume te tjere ne karantine dhe qe presin te bejne testin.
Po te vepronte Edi Rama në kohë, parate do kishin shkuar tashmë nga oligarkët tek qytetarët në nevojë. Akoma sot nuk dihet si do ndahen ato pak para te dedikuara nga Akti Normativ.  Ndërkohë që dihet që mijra familje janë sot në pamundësi për të mbijetuar.
Sot beteja eshte per jete a vdekje! Edi Rama duhet te degjoj dhe te veproje pa vonese, per qytetaret jo per opozitën!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY