Kosovë, shkon në 35 persona numri i të prekurve me koronavirus, 4...

Kosovë, shkon në 35 persona numri i të prekurve me koronavirus, 4 në gjendje të rëndë

38
0
Shares

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi sot pasdite se nga 20 mostrat e dyshuara për virusin COVID-19, dy prej tyre kanë dalë pozitive.

Njëri person i infektuar është nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, me moshë 44 vjeç dhe tjetra një grua me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës, e moshës 39 vjeç.

Deri më tani është bërë e ditur se 35 persona janë të prekur me koronavirus në Kosovë.

Infektologu Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se gjendja e pacientëve është relativisht stabile. Ai shton se katër pacientë janë në gjendje më të rëndë. Njëri nga prej tyre është në moshë më të re.

“Gjendja e tyre vazhdon të jetë relativisht stabile, po një pjesë janë më mirë ndërsa katër pacientë i kemi në një situatë më të rëndë, që kanë nevojë për një asistencë më të shpejtë, Moshat pak më të shtyra, mbi 50 vjeç përjashtim një rast që është pak më i ri”, tha Dreshaj në emisionin Frontal në Televizionin T7.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY