Ja kur përfundon epidemia! Tre skenarë më pas

Ja kur përfundon epidemia! Tre skenarë më pas

911
0
Shares

Kur do t`i vijë fundi pandemisë dhe jeta të rikthehet në normalitet ndërkohë që Italia shënoi sot numrin më të madh të vdekjeve në 24 orë ndërsa ne vende të tjera epidemia po merr gjithnjë e më shumë terren?

Kryeministri britanik Boris Johnson beson se vala e koronavirusit në Britaninë e Madhe do të tërhiqet brenda 12 javësh.

Por edhe nëse rastet nisin e bien vërtet pas tre muajsh, do të jemi sërish larg fundit të sëmundjes, thotë BBC. Që virusi të zhduket plotësisht mund të duhet një kohë e gjatë, ndoshta vite. Për këtë arsye, shteteve do t`i nevojitet një strategji “daljeje”, një mënyrë për të hequr kufizimet. Situata e krijuar, vazhdon gjigandi mediatik, nuk funksionon dot në periudhën afatgjatë pasi dëmi ekonomik dhe ai social do të ishte katastrofik.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste: edhe nëse një vend e mposht virusin, ekziston gjithmonë rreziku i një rikthimi të tij në momentin kur hiqen kufizimet. Ndaj nuk ka për të qenë e lehtë gjetja e një strategjie “ të daljes”. Tre janë deri tani mënyrat më të mundshme për të shpëtuar nga ky lëmsh: Vaksinimi i popullatës; mundësia që një numër I mjaftueshëm njerëzish të krijojnë imunitet përmes infektimit ose ndryshimi i përhershëm i sjelljes në një shoqëri, dhe kjo e fundit, është mjaft e vështirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY