Berisha, kritika Ramës për planin: Vendi nuk është i varfër, nuk bëtë...

Berisha, kritika Ramës për planin: Vendi nuk është i varfër, nuk bëtë asgjë për 2 muaj!

95
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë me skype për “360 Gradë” në Rtv Ora thotë se e vërteta është rruga e vetme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë por mbarë botën.

Ai ngre shqetësimin se autoritetet shqiptare në 80 ditët e para të epidemisë kanë thënë vetëm gënjeshtra.

Berisha: Vetëm e vërteta është rruga për të dalë, për të mundur këtë të keqe që ka pllakosur jo vetëm Shqipërinë, por planetin. Për fatin më të keq këtu u veprua për të paktën 80 ditët e para të epidemisë me gënjeshtra.Nuk kam ndërmend të bëj politikë.Por nëse nuk njohim gabimet që bëjmë i vazhdojmë dhe i përsërisim ato me pasoja shumë të rënda.

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar neglizhencën e qeverisë për ti bërë ballë epidemisë së koronavirusit. Berisha tha se qeveria humbi 2 muaj kohë që pas shfaqjes së virusit në Kinë, Kore e Jugut, Iran dhe më vonë në Itali duke mos marrë asnjë masë. Ai tha se në këtë periudhë nuk është karantinuar azsnjë shtetas i ardhur nga këto vende.

Berisha: Nga mesi i dhjetorit deri në datën 9 mars në këtë vend nuk është karantinuar qoftë dhe një qytetar i vetëm që vinte nga Kina, Korea e Jugut, nga Irani dhe më vonë nga Italia. Asnjë i vetëm. Në këtë vend që nga mesi i dhjetorit deri para tre ditësh nuk është shpenzuar asnjë qindarkë, nuk është marrë një masë e vetme për tu përgatitur nga pikëpamja mjekësore për përballimin e kësaj epidemie.

Ai kundërshtoi deklaratat e Ramës se Shqipëria është vend i varfër dhe ka marrë masa aq sa ka mundësi.

Berisha: Shqipëria nga 2018 e deri sot futet në vendet me të ardhura të mesme të larta, që nuk është aspak vend i varfër. Qëndruarm duarkryq 2 muaj rresht nga papërgjegjshmëria dhe paaftësia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY