Mjeku gjerman: Disa simptoma te reja, te panjohura me pare te koronavirusit

Mjeku gjerman: Disa simptoma te reja, te panjohura me pare te koronavirusit

407
0
Shares

Nje nga virologët më të mirë në Gjermani Hendrick Streeck, ne një intervistë për FAZ, thotë se ka zbuluar një simptomë të re te të prekurit nga koronavirusi. Streeck ka vizituar me shume se cdo kush tjeter te semure me Covid 19.

“Pothuajse të gjithë personat e infektuar që kemi intervistuar, dhe kjo vlen për të paktën dy të tretat, përshkruajnë një humbje të ndjesisë së shijes dhe erës për disa ditë. Kjo humbje shkon aq larg, sa një nënë tha se nuk e nuhaste dot erën e pelenave të fëmijës së saj. Të tjerë nuk nuhasnin dot shampon e tyre dhe ushqimi u dukej krejt pa shije. Ende nuk dihet se kur shfaqen këto simptoma, por besohet se shfaqen pak më vonë gjatë infeksionit”.

Virologu gjerman tregon edhe se cilat janë simptomat e përgjithshme te të prekurit me koronavirus.

Pacienti tipik tregon vetëm simptoma të buta. Një studim nga Kina tregon po ashtu se 91 përqind e të infektuarve shfaqin vetëm simptoma të buta deri në mesatare, me një kollë të thatë, irrituese dhe ndoshta ethe. Te ne ka pasur edhe humbje të shijes dhe erës. Diarreja po ashtu shfaqet në 30 përqind të të infekturave te ne, diçka më e zakonshme nga sa mendohej”.

I pyetur se çfarë e bën të rrezikshëm virusin e ri, ai thotë: “Patogjeni i ri nuk është aq i rrezikshëm, është më pak i rrezikshëm se Sars-1. E veçanta e tij është se shumëfishohet në zonën e sipërme të fytit, prandaj është kaq shumë ngjitës, sepse virusi kalon nga fyti në fyt, si të thuash. Por ky është edhe një avantazh, sepse Sars-1 shkonte thellë në mushkëri ku shumëfishohej, pra nuk është shumë ngjitës, por është shumë i rrezikshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY