Keshilli Evropian shtyn vendimin per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut

Keshilli Evropian shtyn vendimin per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut

91
0
Shares

Keshilli Evropian nuk ka ne axhende nje vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në fund të marsit.

Kreret e shteteve te BE nuk do të mblidhen fizikisht por permes videokonferencës në datat 26 dhe 27 Mars.

Rendi i tyre i ditës do të përqëndrohet vetëm tek emergjenca e koronavirusit, njoftoi gazeta Le monde e lexuar nga Lapsi.al. Po sipas së njëjtës media temat e tjera që priteshin të debatoheshin si përdorimi i teknologjisë 5G, marëdhëniet me Kinën, inteligjenca artificiale apo çështjet e zgjerimit janë shtyrë për një datë më të vonshme (origjinali ketu).

Ky vendim i beftë u morr pasi kriza e Covid -19 nuk rreziikon vetëm jetët njerzore por edhe funksionimin e brendëshëm të BE. Vendime si ato të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar eksportimin e materialeve mjeksore edhe brenda tregut të përbashkët, apo rishfaqja e kufijve nacionalë që marëveshja e nënshkruar në 1985 i kishte fshirë janë shembujt më ilustrues për këtë.

Shtyrja e re e diskutimin për temën e zgjerimit drejt Ballkanit perendimor vjen në momentin më të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pas miratimit të një procedure të re të ndarë me faza, u duk sikur Franca kishte hequr dorë nga vetoja e saj për të mos hapur negociatat me vendet tona. Edhe Holanda që ishte shfaqur kategorikisht kundër për Shqipërinë, së fundi adoptoi një qëndrim të afërt me Gjermaninë, për të shkuar drejt një PO-je, me kushte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY