Zyra lokale e OBSH në Shqipëri ndërhyn në debatin e Tiranës, jep...

Zyra lokale e OBSH në Shqipëri ndërhyn në debatin e Tiranës, jep orientime në kundërshtim më OBSH

201
0
Shares

Zyra e Organizatës së Botërore të Shëndetësisë ndërhyri sot në një debat që po zhvillohet në Tiranë në lidhje me rritjen e numrit të testeve për Covid tek popullata. Në kundërshtim me orientimin e  zyrës qendrore, zyra në Shqipëri mbështet alternativën e qeverisë shqiptare e cila bën teste të diferencuara. Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë ka realizuar afro 500 teste, prej të cilëve rreth 10% kanë rezultuar pozitivë. Qëndra Kombëtare e Emergjencave pret të paktën 4000-5000 thirrje me kodin Covid.

Deklarata e zyrës së Tiranës është përshëndetur edhe nga Kryeministri Rama. Ai e ka shpërndarë në rrjetet sociale këtë deklaratë duke shtuar se tani po flet edhe OBSH. /DRONI.al

Deklarata e OBSH në Tiranë:

Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë. Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale.

Fotografia e Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania

Fotografia e Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri - WHO Albania

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY