“Qeveria nuk duhet te vonoje zbatimin e propozimeve tona”

“Qeveria nuk duhet te vonoje zbatimin e propozimeve tona”

28
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar ne Ilva Now te Euronews Albania tha se jemi të gjithë në një varkë. Qeveria nuk duhet të vonojë zbatimin e propozimeve tona. Shëndetësia, paketa sociale, biznesi, 3 prioritet e ndihmës, tha Basha.

Pyetje: Zoti Basha ju keni qenë aktiv dhe keni ofruar edhe propozime konkrete për situatën, por a janë bërë kalkulimet se ku do të gjenden paratë, a ka para?

Lulzim Basha: Propozimi ynë është io plotë dhe i kalkuluar. Dua t’i përsëris thirrjen kryeministrit që, pa humbur kohë, të adoptojë masat e propozuara, të cilat nuk janë shpikje të Partisë Demokratike, por janë të bazuara në përvojat e vendeve të tjera, sigurisht brenda mundësive të Shqipërisë. Ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë e Shqipërisë, por jemi , po kështu, të vetëdijshëm se në këtë kohë sakrifica nuk mund t’u kërkohet vetëm qytetarëve të thjeshtë. Kemi një planifikim prej 120 milion euro për 10 oligarkë dhe për 12 koncensione. Këto para duhet të zhvendosen menjëherë nga këto kontrata dhe t’u vendosen qytetarëve në ato tre prioritete që janë; personeli shëndetësor, shëndetësia në përgjithësi. Janë kitet testuese dhe përgatitja për të trajtuar të infektuarit më spitale.

Së dyti paketa sociale, njerëzit në nevojë, familjet në nevojë, të moshuarit, ata që janë të papunë. Ato mijëra familje që janë ende në çadra dhe janë të harruar. 50 përqind e popullsisë është në kushte të vështira. Një në dhjetë shqiptarë ushqehet vetëm një herë në ditë. Duhet menjëherë të merren masa për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve.

Dhe së treti çeshtja e ekonomisë. Padiskutim edhe në Shqipëri, si kudo tjetër, kjo do të ketë pasoja ekonomike. Duhet t’i dilet para, nuk duhet të reagojmë pas. Duhet t’i dilet para me masa të cilat ndihmojnë ekonominë, japin besim besim për operatorët ekonomikë. Para disa ditësh Banka e Shqipërisë adoptoi një prej masave duke bërë shtyrjen e kësteve të kredive për ato biznese që janë goditur nga epidemia dhe unë e përshëndeta këtë vendim të BSH dhe kam besim se bankat e nivelit të dytë do të veprojnë me vetëdije, sepse në fund të fundit këtu askush nuk mund të rrijë në një degë të veçantë. Të gjithë jemi bashkë në këtë varkë dhe të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që të dalim shëndosh e mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY