Qeveria italiane pergadit paketen antivirus, 113 artikuj

Qeveria italiane pergadit paketen antivirus, 113 artikuj

57
0
Shares

Italia pritet të miratojë draftin për Paketën anti-koronavirus ketë mbremje.

Drafti parashikon ndihma për shëndetin, familjet, bizneset dhe punëtorët që janë vetëkarantinuar këto ditë, ndihma specifike për turizmin, si dhe prodhimin e maskave italiane.

Qeveria e vendit ka njoftuar:

“Drafti i ri i dekretit anti-koronavirus përbëhet nga 113 artikuj, një dekret që mund të përcaktohet ndryshe edhe si ‘kursim ekonomie’ dhe që ka marrë konturet e një manovre ekonomike emergjente me ndërhyrje me ‘mbi 20 miliardë euro’”.

Dekreti ndan 1.15 miliardë euro për të financuar nevoja standarde shëndetësore kombëtare dhe 1.5 miliardë euro në Fondin për urgjencat kombëtare të ngritura pranë Mbrojtjes Civile.

Paketa parashikon gjithashtu kompensimin e punonjësve me gjysmën e pagës. Kjo vlen edhe për të vetëpunësuarit, të cilët tashmë qëndrojnë në shtëpi me fëmijët pas mbylljes së shkollave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY