Shqipëria shënon viktimën e parë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: Ky virus...

Shqipëria shënon viktimën e parë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: Ky virus prek moshat e mëdha

64
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka dalë në një tjetër prononcim për mediat, pasi Shqipëria shënoi viktimën e parë me koronavirus.

Zv/ministrja Mira Rakacolli, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e së ndjerës, sqaroi edhe njëherë sëmundjet nga të cilat e ndjera vuante.

Pacientja vuante nga isuficensa kardiake e rëndë, kishte prej shumë vitesh çrregullime të ritmit të zemrës, kishte sëmundje kronike të mushkërive, kishte sipertireozë dhe kishte kryer edhe by-pass kardiak.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga ana e mjekëve, pacientja nuk mundi të mbijetojë. Deri në mëngjesit e sotëm ajo është trajtuar në mënyrë të izoluar. Sot paradite është kërkuar transferimi i saj në QSUT. Në çastet që po merreshin masat për transportin e saj, gjendja është rënduar dhe pacientja nuk ka mundur të mbijetojë”, tha zv.ministrja.

Ajo kerkoi bashkepunimin e qytetareve:

Siç ju kemi informuar deri më sot, ky virus prek moshat e mëdha dhe kryesisht ato mosha që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. U bëjë thirrje qytetarëve të jenë bashkëpunues me stafet tona mjekësore. Kushdo që ka histori udhëtimi të vetë-karantinohet. Të kufizojnë lëvizjet sa më shumë të mundit. Kemi nevojë bashkëpunimin e qytetarëve me këtë koronavirus.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY