Infermieret ne karantine: Analizat dolen mire, atehere pse na mbajne ne karantine!

Infermieret ne karantine: Analizat dolen mire, atehere pse na mbajne ne karantine!

223
0
Shares

Infermieret dhe mjeket e spitalit te Durresit ne karantine jane skeptike ne lidhje me pergjigjen e analizave qe kane marre sot nga ISSh. Ata kane marre pergjigje negative por nderkohe u kane thene te rrine ne karantine. Kjo eshte absurde, thone ato.

Në një komunikim telefonik me gazetaren e “News24”, disa prej infermiereve, që ndodhen në karantinë, kanë deklaruar se ka qenë drejtoresha e spitalit ajo që i ka marrë në telefon dhe i ka dhënë lajmin e mirë.

Ndërkohë, një prej infermiereve kërkoi që të njihej me përgjigjen e analizave personalisht. ndërsa një tjetër shtron pyetjen për faktin se pse duhet të rrinë në karantinë për 14 ditë.

“Na mori drejtoresha na tha që nuk ka asnjë të infektuar por analizat janë bërë individuale. Përgjigjet i duam individuale të na i nisin t’i shohim. Drejtoresha na tha që do të qëndrojmë për 14 dite në karantine. Nuk do të shkojmë në pune. Pse kur nuk jemi të infektuar duhet të qëndrojmë në karantine për 14 ditë si repart? Kemi frikë për fëmijët, për jetën. Që prej ditës së djeshme jemi ngujuar dhe na thanë që duhet të bëjmë analiza shtese se mos brenda 14 ditësh mund të shfaqet”, tha një prej infermiereve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY