Pirateri televizive, 37-vjeçarit në Pogradec i sekuestrohen mijëra euro dhe lekë cash

Pirateri televizive, 37-vjeçarit në Pogradec i sekuestrohen mijëra euro dhe lekë cash

119
0
Shares

Policia e Pogradecit finalizoi operacionin e koduar “Pirateria”, duke sekuestruar një sasi të konsiderueshme lekësh dhe valute, ndërsa është vënë në pranga një 37-vjeçar.

Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë, mësohet se ky personi i arrestuar ushtronte aktivitet të paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ardhurat. Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.A., 37 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradc.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi i mësipërm, duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, shtetasi A. A., nuk i kishte deklaruar pranë organeve tatimore duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në mjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY