Vizitoi Italinë, Presidenti i PE do të vetëizolohet: 14 ditët e ardhshme...

Vizitoi Italinë, Presidenti i PE do të vetëizolohet: 14 ditët e ardhshme do të punoj nga shtëpia në Bruksel

38
0
Shares

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka thënë se ai do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme pasi vizitoi Italinë në fundjavë dhe do të ndjekë masat për vetëizolim.

Sassoli i cili është italian nga Firence thotë se kjo është një situatë delikate për të gjithë por koronavirusi nuk mund të bllokojë demokracinë prandaj ai do vijojë të ushtrojë detyrat e tij si President i PE nga shtëpia e tij.

“Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor .Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë.“– tha Sassoli.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY