Spitali infektiv, edhe nje i ri i dyshuar shtrohet ne spital

Spitali infektiv, edhe nje i ri i dyshuar shtrohet ne spital

179
0
Shares

Nje tjeter person dyshohet se është prekur nga koronavirus dhe është sjellë te infektivi duke u izoluar. Ende nuk ka nje analize qe e konfirmon infektimin pasi ajo del pas 8 oresh, keshtu qe personi qe eshte sjelle nuk dihet nese ka thjesht simptoma gripi.

Personi i dyshuar eshte nje i ri dhe eshte shoqeruar deri ne spital nga familjare apo miq.

Zbulimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri ka bërë që qeveria të marrë masa duke mbyllur shkollat dhe ndaluar të gjitha aktivitetet publike deri më datë 3 prill.

Dy personat e prekur jetojnë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë dhe janë babë e bir. Ata kanë hyrë në Shqipëri më datë 26 shkurt nga pika e Murriqanit.

Që nga ajo ditë, ata kanë patur kontakte të vazhdueshme me qytetarë të tjerë. ISHP njoftoi më parë se janë duke kontaktuar me personat të cilët mund të kenë patur kontakt me dy personat e infektuar për të parë nëse ka apo jo shenja tek ata.

Ka një shqetësim të madh për faktin se ata mund të kenë infektuar edhe të tjerë, por deri më tani nuk ka asnjë te dhene por janë futur në karantinë edhe të afërmit e personave të prekur. Te prekurit janë V.K 54 vjeç, dhe P.K 28 vjeç.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY