KORONAVIRUSI/ Qeveri nis mbledhjen, reagon zv/kryeministri

KORONAVIRUSI/ Qeveri nis mbledhjen, reagon zv/kryeministri

111
0
Shares

Qeveria shqiptare ka njoftuar forcimin e planit të masave për shkak të koronavirusit.

Fillimisht ka reaguar zv/kryeministri Erjon Brace i cili ka siguruar se jane marre te gjitha masat ne lidhje me ndjekjen e semundjes.

Postimi i Braces:

Postimi i Braces 

TANI DUHET QETESI,
VETEKONTROLL, DISIPLINE PER TE ZBATUAR CDO PROTOKOLL DHE
CDO RREGULL TE SHPALLUR,
VENDOSMERI PER TE MOS LEJUAR PERHAPJEN KUDO!

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiper dy javet e fundit dhe ka shenja te gripit, te telefonoje NUMRIN 127;

Cdokush qe ka hyre nga Italia ne Shqiperi gjate dy javeve te fundit duhet te vetekarantinohet per 14 dite;

PJESA TJETER ESHTE HIGJENA, HIGJENA, HIGJENA!

Lani duart shpesh dhe per 40 sekonda me uje e sapun, dizinfektoini me solucione me baze alkoolin;

Te gjitha vendet me grumbullime te medha, posacerisht shkollat duhet te 100 fishojne kujdesin ndaj higjenes;

Mos prekni gojen, hunden e syte mw duar te palara, virusi hyn ne trup prej tyre!

MRONI FEMIJET DHE TE MOSHUARIT!
ESHTE DETYRE!

Mbledhja e qeverise:

Qe në mëngjes po zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë, ku do trajtohen masat shtesë për përballimin e kësaj gjendjeje.

Mbledhja ka nisur prej orës 09:00 dhe disa nga ministrat do të raportojnë para Kryeministrit për punën e bërë deri më tani, por gjithashtu do hartohet plani për ditët në vijim.

Vlen të theksohet se dje, Presidenti Meta apeloi për shtimin e masave për parandalimin e ardhjes së këtij virusi. Sakaq, dje në mbrëmje, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi për mbledhjen e ekspertëve të Komitetit Teknik.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e Komitetit Teknik për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shkroi Manastirliu.

Dy rastet e para 

Shqipëria është përfshirë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi. Dje pas mesnate Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastet e para. Dy të prekurit janë babë e bir, të ardhur nga Firence.

Në njoftimin e Ministrisë sqarohet se gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar. NJOFTIMI “Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri. Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione. Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti. MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”. Gjatë gjithë ditës së djeshme, ministria dhe ISHP mohuan të kishin zbuluar virusin në Shqipëria. Por dukej se dicka, qeveria kishte nuhatur, që kur pasdite lajmëroi në mënyrë informale se do të zhvillonte një mbledhje jashtë rradhe në mëngjesin e sotëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY