Pranga 30-vjeçarit në Durrës, u kap me heroinë e kokainë, gati për...

Pranga 30-vjeçarit në Durrës, u kap me heroinë e kokainë, gati për ta shitur në lokalet e natës

39
0
Shares

Arrestohet një 30-vjeçar në Durrës për shpërndarje heroine.

Polica ka bërë të mundur prangosjen në flagrancë të shtetasit A. Dh, 30 vjeç, banues në lagjen Nr. 12, Nishtulla, Durrës.

Këtij shtetasi iu kapën në flagrancë gjatë kontrollit fizik, doza me lëndë narkotike kokainë e heroinë, të përgatitura gati për shitje.

Po ashtu, policia ka sekuestruar 1 kg lëndë heroinë, doza me kokainë, fara kanabisi, peshore elektronike dhe një sasi parash, e dyshuar e përfituar nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së drogave të forta.

Polica bën me dije se shtetasi A. Dh. merrej me shpërndarje të drogave të forta, kryesisht në fundjavë, në lokale nate.

Gjithashtu, ky shtetas përgatitej për të kultivuar bimë nakotike, pasi kishe siguruar një sasi farash kanabis sativa.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY