Ish-deputeti jep përgjigjen, pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Ish-deputeti jep përgjigjen, pse nuk ka asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

75
0
Shares

Nje tjeter kendveshtrim ka patur Petrit Vasili lidhur me faktin se pse nuk ka patur asnje rast me koronavirus ne Shqiperi. Kujtojme se Kesaj dileme nuk u pergjigj dot as eksperti i OBSH-së.

I ftuar ne emisionin “Zonë e Lirë”, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, dhe versionin e tjj se përse nuk ka patur akoma një rast me Koronavirus në Shqipëri.

“Po të shikoni me shumë vëmendje, rajoni më pak i prekur në glob mund të themi që është Ballkani. Është me prevalencë shumë të ulët dhe për rastësinë e moskomunikimit me persona në vendet e infektuara. Kemi qenë me fat në këtë gjë, kjo çështje është vetëm e mundësive të kontaktit me personat e infektuar dhe frekuentimi i Kinës. Në epidemi dhe pandemi mbizotëron logjika e numrave të mëdhenj.

Ne kemi kaluar SARS dhe ne nuk patëm asnjë rast. Edhe ai në atë kohë zanafillën e kishte nga Kina, komunikimet ishin të pakta. Sjelljet e virusit kanë qenë kaq të çuditshme, sa dhe në ambientet shëndetësore të mëdha, ka paqartësi të mëdha.

Ka dy teori, që virusi mbasi kalon stad mbas stadi, ka një rënie. Në Kinë kemi një thyerje të epidemisë. Duhet të dini diçka, në pikën ku ishte i vdekuri, do kishte kontakte të tjera. Pjesa mbi 88% e ndodhjes së vdekjeve, në Europë, kanë qenë mosha të mëdha me sëmundje të tjera”, ka thënë ndër të tjera Petrit Vasili.

Në momentin që flasim, Italia fqinje numëron 197 viktima nga Koronavirusi dhe mbi 4 mijë të prekur, ndërsa pak minuta më parë, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan edhe dy raste të reja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY