“Shikoni realitetin si është”, Lefter Maliqi thirrje ndërkombëtarëve: Distancohuni nga Rama

“Shikoni realitetin si është”, Lefter Maliqi thirrje ndërkombëtarëve: Distancohuni nga Rama

50
0
Shares

Me i forte eshte qendrimi i deputetit, Lefter Maliqi, i cili thuajse çdo herë ka mbeshtetur me shume opoziten e vertete, se ate qe eshte ne Parlament.

Deputeti Lefter Maliqi doli në një deklaratë publike nga Kuvendi ku i bën thirrje ndërkombëtarëve të distancohen  nga kryeministri Edi Rama.

“Ndërkombëtarët duhet të distancohen.  Po merr në qafë fatet e vendit.  Ka mashtruar, kriminalizuar vendin dhe po e shpopullon vendin. Të nderuar ndërkombëtarë dhe seli diplomatike. Shikoni realitetin si është. Mos i besoni Edi Ramës.

Maliqi tha se Rama duhet “shporrur” dhe bëri thirrje për vijimin e protestave. Më tej, Maliqi ka renditur edhe disa nga mëkatet e kreut të qeverisë.

“Kush është ky, që thotë se Vangjush Dako edhe nëse futet në burg, do të shkojë ta takojë. C’është ky njeri që ka shkatërruar edhe reformën elektorale. Rama po poshtëron PS, jam zhgënjyer edhe unë si socialist. PPP janë skandale dhe vjedhje. Janë vjedhje dhe prandaj ikin 400 mijë vetë nga Shqipëria. Ky njeri i papërgjegjshëm që nuk njeh as familje, asgjë. E bëri Kongresin e PS në kongres fasadë të bashkëshortes, kjo është Rilindje e fëlliqur, nga e cila duhet të distancohemi. Socialistët e zhgënjyer duhet që të ngrihen dhe të ketë protestë. Kruhet nga balli i skuqur, mbase nga fakti që nuk pranon shumë gjëra. Edi Rama ka oligarkë rreth vetes. Ky me vetting bën shantazh ndaj policëve. Janë mbushur burgjet me njerëz, ndodhin vrasje me snajper në qytetin e Mirditës, trafiqe kudo. Duhet t’i bashkohemi manifestimeve të presidentit sepse i shërben vendit. Në vend ka krizë në vend e duhet të vazhdohet me protesta. Ta largojmë këtë njeri”, u shpreh Maliqi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY