MV/ Cifti shqiptar nga Dibra me koronavirus, udhetuan me 40 persona ne...

MV/ Cifti shqiptar nga Dibra me koronavirus, udhetuan me 40 persona ne autobus nga Italia

217
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka dhënë detaje për 2 rastet e reja të prekura me koronavirus në këtë vend.

Nje çift bashkëshortor nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë jane prekir nga virusi.

Ata janë të moshave 68 dhe 62 vjeç dhe kanë udhëtuar me autobus së bashku me 40 persona të tjerë nga Breshia në 27 shkurt.

Ata janë vizituar të mjeku në 2 mars, por nuk kishin shfaqur shenja të sëmundjes. Ditën e sotme janë paraqitur sërish në spitalin e Dibrës ku kanë dalë pozitive.

Ministri I Shëndetësisë tha se të prekurit kanë kontaktuar me disa anëtarë të familjes së tyre dhe se po merren masa edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të autobusit. Pacientët e prekur janë transferuar në spitalin infektiv të Shkupit. Gjendja e tyre është e qëndrueshme, por paraqesin rëndim në rrugët e frymëmarrjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY