Ngacmimet seksuale ne ushtri, ministria prezanton aktet

Ngacmimet seksuale ne ushtri, ministria prezanton aktet

93
0
Shares

Nga Nensi Bogdani

Ministria e Mbrojtjes prezantoi të martën një paketë politikash dhe procedurash specifike kundër ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale në administratën e saj dhe në Forcat e Armatosura. Paketa është një ndër të rrallat e miratuara në institucionet shqiptare. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pranoi në takim se ndërsa numri i vajzave dhe grave në personelin civil dhe ushtarak të FA ishte rritur, fenomeni të cilin ajo e quajti “ të shëmtuar” ishte i pranishëm.

Paketa u prezantua në prani të ambasadores së Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, përfaqësueses së UNDP-së në Tiranë, Limya Eltayeb, si edhe ekipit të Forcave të Armatosura dhe disa përfaqësues  të organizatave në mbrojtje të të drejtave të gruas, në paraditen e 3 Marsit. Praktikat kundër ngacmimit seksual në vendin e punës janë hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe UNDP.

“Politikat dhe procedurat kundër ngacmimit dhe ngacmimit seksual në vendin e punës në administratën publike kontribuojnë në një mjedis të sigurt pune”,  u shpreh gjatë fjalimit të saj ministrja  e mbrojtjes Olta Xhaçka, duke shtuar se fenomeni i shëmtuar i ngacmimit seksual është prezent edhe në rradhët e Forcave të Armatosura të shteteve më të zhvilluara e të emancipuara, përtej Shqipërisë. Procedura është hartuar dhe mbështetur edhe nga OKB në Shqipëri dhe Ambasada Suedeze në Tiranë.  

Shqetësimet që lidhen me ngacmimet apo ngacmimet seksuale në ambjentet e punës janë identifikuar në studime të ndryshme që janë bërë në ambjentet e administratës publike. Pjesa më e madhe e vajzave dhe grave të pyetuar në një sondazh të Idra Research & Consulting, në Shqipëri në vitin 2018, thanë se ngacmoheshin seksualisht dhe me fjalë.

“Sot 18.2% e personelit civil dhe ushtarak në Forcën e Armatosur janë gra e vajza. Kjo paketë është sot një domosdoshmëri”,  shtoi Ministrja e Mbrojtjes, duke thënë se kjo është pjesë themelore e përpjekjes së këtij institucioni për të krijuar një forcë ku gratë e vajzat të ndihen realisht mirë.

Pikërisht për t’i bërë më të sigurta këto ambjente, do të implementohen edhe procedurat e sipërpërmendura në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e UNDP, UN Ëomen dhe UNFPA në Shqipëri.

Ambasadorja e Suedisë tha se “procedura të tilla dërgojnë një mesazh të qartë e të fuqishëm tek vajzat e djemtë që aspirojnë një të ardhme tek Forcat e Armatosura”.

Nga ana tjetër, përfaqesuesja e përhershme e UNDP-së për Shqipërinë, Eltayeb, e përgëzoi këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm në promovimin e barazisë gjinore dhe përmirësimin e ambjentit të punës për gratë e vajzat të cilat shpeshherë janë pre e abuzimeve të ndryshme.

“Ky event organizohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, një moment për të reflektuar mbi përparimin e bërë, për të festuar akte kurajoze të ndërmarra nga gratë e zakonshme që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë e më gjerë, dhe për të bërë thirrje për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave”, u shpreh  Eltayeb, gjatë konferencës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY