PD, ftese Sokol Sadushit te deklarohet per dhenien e fjales per lirimin...

PD, ftese Sokol Sadushit te deklarohet per dhenien e fjales per lirimin e te denuarve

43
0
Shares

PD vijon ti meshoje faktit se Prokuroria ndersa botoi pergjimet e gazetarit dhe sipermarresit Henri Cili, ka fshehur emrin e zyrtarit te larte te gjyqesorit.

Deklarata e PD:

Dvorani deklaroi një ditë më parë se nuk është ai personi që prokuroria e identifikon në dosjen penale si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë, që ka premtuar favore të paligjshme për një dosje në Gjykatën e Lartë.

Në mungesë të zbulimit të emrit nga policia dhe prokuroria, që vazhdojnë të punojnë me dy standarde, Sokol Sadushi duhet t’i japë fund heshtjes dhe të japë shpjegime publike për pozicionin e tij.

Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë. Si kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i tij pritet të ndodhë në mars, kohë në të cilën, sipas prokurorisë, drejtuesi i lartë i organit të drejtësisë do të kryente takimin e rradhës për favorin e paligjshëm.

Është koha që Sokol Sadushi të flasë! Heshtja nuk e ndihmon dot gjatë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY