7.7 miliarde leke tender ne kopshtin , bar restorant privat me parate...

7.7 miliarde leke tender ne kopshtin , bar restorant privat me parate publike

97
0
Shares

Bashkia e Tiranës hap tenderin me 7.7 miliardë lekë për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik. Pasi u la për vite në mëshirë të fatit, kryebashkiaku Veliaj parashikon ndër të tjera dhe një bar restorant, i cili nisur nga eksperiencat e mëparshme duket se do të jetë biznes privat. Ndërsa investimet janë me fondet publike, raportin ora news.

7 miliardë e 770 milionë lekë ka parashikuar të japë kryebashkiaku Erion Veliaj për rehabilitimin e Kopshtit Zoologjik. Kësaj shume i shtohet dhe TVSH, duke e rritur edhe më tej faturën.

Pasi është lënë në mëshirë të fatit, ku në vend të kafshëve gjen stola të vjetër apo sende të hedhura dhe pas përplasjeve për Kopshtin Botanik Veliaj parashikon një tjetër tender.

Ajo çfarë të bën përshtypje më tej, janë jo vetëm kriteret e përzgjedhjes së kompanisë, të cilat do ti zbardhim në ditët në vijim, është fakti se në kopshtin Zoopark Tirana do të ketë dhe një bar dhe restorant. Sigurisht që në dokumentet e publikuara nuk ka të dhëna se kush do të menaxhojë restorantin, por biznesi është në një hapësirë të financuar nga bashkia e kryeqytetit.

“Përgjatë shtegut kryesor propozohet nje Snack Bar si pikë pushimi, rifreskimi dhe tualetesh. Hapesirat e piknikut kane pak stola per raste nevoje dhe ne pjesen me te madhe jane lendina te gjelberta mes gjelberimit te larte”, thuhet në materialet zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY