Koronavirusi, Shqipëria ende e paprekur. Ministria e Shendetësisë e shqetësuar për mbrojtjen...

Koronavirusi, Shqipëria ende e paprekur. Ministria e Shendetësisë e shqetësuar për mbrojtjen e personelit shëndetësor

71
0
Shares

Koronavirusi, Shqipëria ende e paprekur. Keshtu deklaroi per median sot Ministrja e Shendetesise  nderkohe qe u shpreh per masat qe jane marre për mbrojtjen e personelit shëndetësor nga nje epidemi e mundshme.

 Nga mbledhja e sotme e task forcës, Manastirliu tha se “Deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, janë testuar 18 persona, që rezultojnë negative.

Përveç mjeteve të mbrojtjes personale dhe stokut ekzistues, ka nisur puna për të shpërndarë 1.2 mln maska kirurgjikale në strukturat e parësorit dhe spitale. 1 mln $ janë rialokuar dhe janë shtesë në buxhetet e spitaleve për të patur stokun e mjaftueshëm për cdo skenar potencial

“Asnjë neglizhim duhet rritur vigjilenca dhe përgjegjësia ndaj kësaj situate. Duhet të përsëris besimin që kam personalisht tek ekipet tona mjekësore, tek mjekët e infermierët në gjithë vendin, të gjithë do bëjmë më të mirën por është koha për të rritur vigjilencën më shumë dhe përgjegjësinë në cdo hallkë të sistemit. Nuk duhet të harrojmë që jemi në një situatë gripi stinor, masat duhen përforcuar me qëllimin madhor për mbrojtjen e sistemit mjekesore, eshte stafi mjekesor qe para disa vitesh ka përballuar pandemi me shumë më pak kushte e mjete të mbrojtjes personale, ndaj tani janë fokusuar masat për mbrojtjen personale te mjekeve e infermiereve ne te gjithe vendin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY