Albin Kurti heq taksen 100 per qind me kusht ndaj lendes se...

Albin Kurti heq taksen 100 per qind me kusht ndaj lendes se pare qe hyn nga Serbia

86
0
Shares

Qeveria e Kosoves vendosi sot qe te heqe taksen 100 per qind per produktet serbe qe hyjne ne Kosove, lenden e pare.

Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur Kurti.

“Kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Kurti.

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti kushtëzoi edhe Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“BE’ja ta zhvillojë lartë këtë veprimin tonë, duke filluar liberalizimin e vizave. Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria e Kosovës me fillim nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, njëherë në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti thotë se nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri.

“Nëse pala serbe nuk reflekton përsëri, atëherë qeveria e Kosovës me fillim nga data 15 qeshor do ta rikthejë tarifën përsëri”.

“Reciprociteti i plotë tregtar instalohet pas 15 qeshorit”, shtoi Kurti.

Vendimi u be publik sot nga Kryeministri Albin Kurti.

Tarifa do te hiqet me 15 mars te ketij viti. Sot Sekretari i Shtetit Pompeo deklaroi se pret qe Kosova te heqe dore nga taksa ndaj Serbise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY