Vetvritet Fatmir Kolecaj, negocoi per dorezim por ktheu mendje

Vetvritet Fatmir Kolecaj, negocoi per dorezim por ktheu mendje

291
0
Shares

Vetëvritet autori i vrasjes se ish gruas dhe vellait te saj ne Rreshen, Fatmir Kolecaj.

Dy ditë më parë ai vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen, ndërsa mbrëmjen e sotme i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në oborrin e banesës së tij. Familjarët dhe të afërmit e Kolecajt negociuan për dorëzimin e tij, por 47-vjeçari nuk pranoi dhe sonte u vetëvra.

47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllanë e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri prite ne hyrje banesës.

Sic eshte bere e ditur me heret 47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen edhe ne vitin 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY