Opozita takon raportuesen e PE: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje

Opozita takon raportuesen e PE: Zgjedhjet e parakohshme, e vetmja zgjidhje

47
0
Shares

Përfaqësues të opozitës kanë zhvilluar sot një takim me reporteren e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos.

Pak pas përfundimit të këtij takimi, ish-deputeti i PD-së Genc Pollo deklaroi për mediat se zgjedhjet e parakohshme në vend janë e vetmja zgjidhje për kalimin e këtij ngërçi politik. Sipas tij problem për bllokimin e negociatave është mazhoranca.

“Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend  janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë, që është një nga kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti BE kur të hapen negociatat. Është pengesa e mazhorancës që përbën  problem për Shqipërinë dhe problem për hapjen e negociatave. Gjithashtu patëm mundësi të sqarojmë që ligje si ai që i jep policisë të përgjojë qytetarë vend e pa vend. Ligje të votuara nga mazhoranca në këtë parlament, si ato të mediave, ligje që synojnë të kapin Gjykatën Kushtetuese janë jo vetëm problem për shtetin ligjor,  për edhe për hapjen e negociatave”,-u shpreh Pollo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY