Konfliktohet dhe godet policin te “Unaza e Re”, pranga 33-vjeçarit

Konfliktohet dhe godet policin te “Unaza e Re”, pranga 33-vjeçarit

86
0
Shares

Nje konflikt qe ka degraduar deri ne dhune, ka ndodhur ne Tirane. Burime zyrtare bejne me dije se nje 33-vjeçar eshte arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe goditur me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës.

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”,-sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY