Krimi i 5-fishtë në Gjilan, dalin detaje të reja: Arma e polices...

Krimi i 5-fishtë në Gjilan, dalin detaje të reja: Arma e polices shkarkon 4 efektivë

129
0
Shares

Jane zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rende e mbremjes se djeshme ne Gjilan, ku nje police i dha fund gjithe familjes se saj.

Sipas BW, ngjarja  ndodhi brenda vilës 3-katëshe ku në rrethana ende të paqarta Valdete Bllaca, efektive në postën e Policisë së Gjilanit, qëlloi me pistoletë duke vrarë babain, Zeqir Bllacn, 70 vjeç, nënën, Hanife 66 vjeç dhe dy vëllezërit Blerim dhe Fisnik, 43 vjeç dhe 34 vjeç.

Mesohet  se deri më tani grupi hetimor ka dyshime se shkak i ngjarjes janë bërë problemet psikologjike që ka shfaqur 45-vjeçarja, si dhe një konflikt i mundshëm për një pronë, konkretisht shtëpinë e familjes.

Valdete Bllaca punonte prej 18 vitesh në Policinë e Kosovës, dhe 3 vitet e fundit ishte transferuar nga Prishtina në postën e Policisë së Gjilanit, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Kështu, nga një punonjëse me uniformë, Valdetja ishte emëruar punonjëse civile në zyrat e postës së Policisë së Gjilan. Ndonëse i ishte hequr uniforma, në kundërshtim me ligjin, 45-vjeçarja mbante ende armën e shërbimit, me të cilën kreu dhe aktin ekstrem, duke ekzekutuar ata që i dhanë jetën dhe vëllezërit e saj si dhe më pas i dha fund jetës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY