Miliona per shqiptaret e demtuar nga termeti, shkelqen Italia, Gjermania, Franca, ja...

Miliona per shqiptaret e demtuar nga termeti, shkelqen Italia, Gjermania, Franca, ja sa eshte shuma e mbledhur

389
0
Shares

Kryeministri Edi Rama u lut sot ne konferencën ndërkombëtarë të donatorëve në Bruksel per ndihma për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Rama kërkoi solidaritet në emër të popullit shqiptar ndersa perdori fjalen ju lutem ne disa gjuhe  evropiane.

“Do t’ju lutesha të na ndihmoni. Këto kanë qene orë shumë të errëta për vendin tonë. Ju patët tërmetin ruaj tani, Brexit. Do isha krenar që flamuri shqiptar të zëvendësonte atë britanik, këtu në BE por e di që jeta nuk funksionin kështu. Duke ardhur nga një vend që dëshiron dëshpërimisht të jetë pjesë e BE-së, nuk mund ta kuptoj sesi një vend i mrekullueshëm si Britania dëshiron të largohet”, tha Rama.

BE i ka dhuruar Shqipërisë edhe 100 mln euro të tjera vec 15 milione euro pak dite me pare, për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke e dërguar në total 115 mln euro ndihmën. Në këtë konferencë moren pjesë 450 persona përfaqësues të vendeve anëtare nga BE, dhe organizata ndërkombëtare.

Italia eshte vendi qe zgjidhi qesen me te madhe per Shqiperine, plot 65 milionë euro.

“Italia ishte nga shtetet e para që ndërhyri në mbështetje të popullsisë. Ne e dimë ç’do të thotë të pësosh fatkeqësi natyrore, ndaj dhe ne që në orët e para aktivizuam mbrojtjen civile. Vetëm 4 ditë më pas, dërguam 450 njësi në Shqipëri. Kemi dhuruar ndihmë materiale emergjence, tenda, pajisje, gjeneratorë dhe një tendë të madhe për punëtorët. Pra, ne i dhamë solidaritetin tonë popullit shqiptar”, u shpreh ministri i Jashtem italian Di Maio. ” Japim 65 milionë euro, do të përdorim edhe 21 milionë euro, kemi alokuar 5 milionë euro për projektet e zhvillimit në këtë vit”, tha ministri italian. Nga ana tjetër, Franca mësohet se do të jape ne forme huaje 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë.

“Kemi nënshkruar me kryeministrin Edi Rama një kontratë që synon të realizojmë projekte. Ne do të financojmë projekte në vlerë 100 mln euro. Përveç kësaj japim hua për 60 mln euro për rindërtimin e sistemit ujor të Shqipërisë, 1 mln në formën e ndihmën humanitare që ne e vumë menjëherë në dispozicion pas katastrofës. Shpresoj që kontributi ynë do ta ndihmojë Shqipërisë”, tha ministrja e jashtme Frances.

Deri më tani mësohet se Danimarka dhe Polonia do të dhurojnë nga 2.7 milionë euro, Kroacia 1 milionë, Britania 1.5 milionë euro, Gjemania 11 milionë euro, Suedia 5.6 milionë euro dhe Holanda 3 milionë euro Shuma e Gjermanise është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Donatorëve.

Presidentja e KE-së, Von der Leyen u shpreh se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë për rindërtimin për ta filluar nga e para pasi dëmet janë shumë të mëdha.

Von Der Leyen u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të kontribuonin, duke kujtuar shqiptarët kanë treguar besnikëri të jashtëzakonshme ndaj Perëndimit që pas rënies së Komunizmit. “Komisioni Europian jep 100 mln euro nga buxheti përtej 15 mln eurove, për rindërtimin pas tërmetit në Shqipëri. Unë ju ftoj të gjithëve të kontribuoni dhe ta ndihmoni Shqipërinë të ngrihet në këmbë shpejt. Qëkur Shqipëria fitoi lirinë populli i saj ka treguar potencial të madh para syve të botës. Vendi ka konsoliduar ekonominë dhe institucionet pas dekadave të tëra diktature. Pas tërmetit shqiptarët kanë treguar se nuk janë vetëm një popull krenar dhe i talentuar, pro se kanë një zemër të madhe”, tha ajo.

“Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse ju tregoni reagimin e fortë pas thirrjes së Shqipërisë, nga Mali i Zi deri në Kanada, nga Turqia deri në Izrael, nga Zvicra deri në SHBA. Ne kemi parë ekipet serbe dhe kosovare që punon krah për krah për të shpëtuar fqinjët. Solidariteti ka shpëtuar shumë jetë në Shqipëri. Ekipet e shpëtimit nxorën 49 persona nga rrënojat. Nevojat e Shqiprëisë janë shumë të mëdha, mijëra shtëpi duhen rindërtuar, shkolla, spitale. Kostoja e rindërtimit është vlerësuar 1 mld euro, vetëm Shqipëria nuk mund ta përballojë këtë barrë. Ne i premtojmë popullit shqiptar që jemi aty, që solidariteti jonë do të fillojë të jetë po aq i fortë sa ishte në orët e para. Ne angazhohemi për rindërtimin në vazhdimësi. Askush nuk mund ta plotësojë boshllëkun e atyre që kanë humbur, por ne mund ta ndihmojmë Shqipërinë që ta fillojë nga e para. Transparencë dhe llogaridhënie të plotë në terren”, theksoi presidentja “Sot është momenti ynë të tregojmë mirënjohjen tonë. Shqipëria do të rilindë nga hiri i këtij tërmeti, si anëtare e familjes europiane”, u shpreh ajo.

Ndërkohë presidenti i Këshillit Europian, Charls Michel, u shpreh se shqiptarët do të mund të mbështeteshin gjithmonë tek BE-ja. Sipas tij kjo konferencë është një provë se BE-ja do të angazhohet edhe më shumë në Ballkan dhe Shqipëri. Michel u shpreh se prania në Konferencën e Donatorëve tregon solidaritetin me Shqipërinë në këtë moment të vështirë që po kalon pas tërmetit.

“Ne jemi këtu për të kontribuar, për të plotësuar nevojat e këtij vendi. Ne njohim fleksibilitetin e Shqipërisë që për ne ka shërbyer si një dritë frymëzimi. Ne jemi këtu për të treguar solidaritetin, vëllazërinë, si Komision Evropian, të gjithë bashkë. Të gjithë shtetet anëtarë kanë deklaruar vullnetin e tyre për të ndihmuar popullin shqiptar në momentet e tij të vështira. Komisoni ka miratuar një ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, për të vlerësuar dëmet që janë bërë, kemi shpërndarë ndihmë konkrete për popullin shqiptar”, tha ai.

Kryeministri Tama u shpreh nga ana tjetër se dy ditët më të vështira për Shqipërinë në vitin 2019 ishin tërmeti i 26 nëntorit që lëndoi shqiptarët me dhjetëra jetë të humbura. por e quajti një tërmet politik edhe atë të vendimit të KE-së në tetor që shtyu hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Të vdekurit janë varrosur, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, 17 mijë familje kanë mbetur pa ndërtesa. Raporti tregon se na duhen 1 mld euro për të ndrequr dëmin. Për një vend si i imi, që kemi 13.5 mld euro PBB dhe na duhet të përballemi me 6.4% të PBB-së sonë. Nuk e bëjmë dot vetëm, na mungojnë paratë dhe koha dhe jam këtu me një kërkesë, ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua të përballueshme për të rindërtuar shtëpitë. Përgjigjujini vuajtjes sonë me bujarinë tuaj” tha Rama. Kryeministri falënderoi më pas të gjitha vendet jo anëtarë të BE-së që kishin ndihmuar Shqipërinë, duke e nisur me Turqinë.

“Faleminderit miq të dashur nga Turqia, vendet e Gjirit dhe SHBA. Faleminderit miq të dashur nga Ballkani që jeni këtu me mua sot dhe të vërtetoni sa i vërtetë është vullneti jonë për të ndërtuar një rajon më të mirë për fëmijët tanë”, tha ai. Pas tij fjalën e mori Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, i cili u shpreh se qeveria e tij i dhuroi Shqipërisë 1 mln euro për rindërtimin. “Kroacia po organizon Samitin e Zagrebit për të performuar dinamikën institucionale të vendeve fqinje kundrejt integrimit” tha ai.

Pas fjalës së kryeministrit Edi Rama, në monitor është shfaqur një video e tërmetit tronditës, që tregoi pamjet rrëqethëse të Durrësit dhe Tiranës, ditën e tërmetit.
Dëmet nga tërmeti llogariten 980 milionë euro, por Kryeministri Rama u shpreh optimist se do të marrë një ndihmë të madhe për të mos e përballuar të vetëm faturën e madhe të rindërtimit. Ndërkohë, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u shpreh se ndihma që presin është rreth 450 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY